Arsenali nuk gjen blerës për Bendtner
Arsenali është duke dështuar të gjejë blerës për Nicklas Bendtner, shkruajnë mediat angleze.
Derisa një varg klubesh evropiane kanë shfaqur interesim për danezin, asnjëri nuk është i gatshëm të plotësojë kërkesat e Arsenalit për çmimin e lojtarit.
The News of the World shkruan se Arsenali ka vënë një çmim të lartë që është duke penguar largimin e lojtarit këtë verë.
Në mesin e klubeve të interesuara për sulmuesin janë Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Juventus.
Category: Futboll
0 Komente