Benzema: Do ta mposhtim Barcën këtë sezon

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, thotë se ata mund ta tejkalojnë Barcelonën në sezonin e ardhshëm.
“A mund ta mposhtim Barcën? Sigurisht se mundemi, kurrë nuk kam dyshuar. Ne jemi një ekip i shkëlqyeshëm, por filluam sezonin e kaluar me trajner të ri, me lojtarë të ri dhe gradualisht gjithçka është përshtatur”.

“Tash mund të vazhdojmë me të njëjtin grup dhe disa përforcime dhe jam i bindur se ne do të jemi shumë konkurrues. Ne do ta bëjmë të vështirë për Barcën, ju siguroj”.

“Ne do të jemi shumë të fuqishëm këtë vit. Ky grup është fantastik. Çdokush po përparon. Ne jemi shumë përkrahës dhe kemi një trajner shumë të mirë. Jam shumë optimistë për këtë sezon të ri”, ka thënë Benzema.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...