Arsenali i gatshëm të transferojë Cahill

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Arsenali është i gatshëm të ofrojë sa të kërkojë Boltoni për të transferuar mbrojtësin Gary Cahill.
London Evening Standard shkruan se bisedat janë në një nivel të avancuar me Topçinjtë që mendohet se janë të gatshëm të mbulojnë klauzolën e 25-vjeçarit e cila kap vlerën e 17 milionë funteve, edhe pse përfshirja e ndonjë lojtari në ofertë po ashtu është një opsion që mund të diskutohet.

Burime nga Arsenali thonë se klubi është i bindur se do të mund të mposhtë rivalët si Manchester City dhe Tottenham për të siguruar mbrojtësin e qendrës.

Dukej sikur City do ta fitonte garën për të nënshkruar me të, por Cahill mendohet se është i pasigurt nëse do të mund të fitojë vend të rregullt në ekipin e parë te City dhe më shumë preferon një transferim në Emirates Stadium.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...