Cavani kushton më shumë se 100 milionë euro

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se nuk do ta shiste Edinson Cavanin as për 100 milionë euro, duke reaguar ndaj spekulimeve se Manchester Unitedi interesohet për të.
Muajin e kaluar Napoli i ofroi sulmuesit uruguaian një ofertë të re, e cila do ta mbajë atë në skuadër deri në vitin 2015, ndërsa tani De Laurentiis ka konfirmuar se nuk është i interesuar të heqë dorë nga sulmuesi kryesor.

“Do të duhet të ma heqin licencën e presidentit nëse e shes Cavanin më pak se 100 milionë euro”, ka thënë De Laurentiis për Radio Marte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...