Paga e Amaurit e lartë për Palermon

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Palermo është e gatshme të rikthejë sulmuesin e Juventusit, Amauri, mirëpo presidenti Maurizio Zamparini nuk është i gatshëm t’ia japë të njëjtën pagë.
Sulmuesi 31-vjeçar e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar si huazim te Parma, ndërsa duket se Juventusi nuk është edhe aq i interesuar për rikthimin tij.

Kjo ka bërë që skuadra si Milan, Napoli dhe tash ish- skuadra e tij Palermo, të interesohen për shërbimet e brazilianit.

“Amauri është njëri nga sulmuesit më të mirë që kemi në Itali, por unë nuk mund ta marr pasi që paga e tij është shumë e lartë”.

“Nëse ai do ta ulte pagën e tij në një milion në vit, atëherë unë do ta ktheja menjëherë, por ai fiton katër milionë euro dhe ne nuk mund ta përballojmë këtë”, ka thënë Zamparini për Radio Radio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...