Edhe Man United pas Sanchez

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Manchester United ka ringjallur interesim për yllin e Udineses, Alexis Sanchez, shkruan Daily Mail.
United ishte lidhur me një transferim të ish-lojtarit të River Plate qysh verën e kaluar, kur ai bëri disa paraqitje impresive në Kupën Botërore për Kilin. Sanchez vazhdoi formën e tij edhe në ligë duke shënuar 12 gola në Serie A me Udinesen.
Tash thuhet se drejtori ekzekutiv i United, David Gill, ishte takuar me drejtues të Udineses në Barcelonë gjatë të martës për të diskutuar një lëvizje të mundshme.
Manchester City besohet se ka ofruar 30 milionë euro për shërbimet e sulmuesit që shpesh është krahasuar me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, por klubi italian përjashton çdo ofertë që është nën 35 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...