Fatlum Ramadani në radarin e Interit

dardanmiftari | Sunday, June 19, 2011 | 2 Komente

Fatlum Ramadani Interi ka zgjeruar kërkimet për krijimin e ekipit për dekadën e ardhshme, ndërsa gjiganti italian tani duket se ka shtrirë ndikimin me anë të agjentëve edhe në Kosovë, ku po kërkohen talentë të rinj.
Bëhet fjalë për Fatlum Ramadanin, talentin 16 vjeçar që mbron ngjyrat e F.C. Prishtinës, babain e të cilit, Mehmet Ramadanin e kanë kontaktuar agjentët e Interit.

“Një agjent italian më ka kontaktuar dhe më ka thënë se dëshiron ta sjellë Fatlumin në Itali. Ai do ta dërgojë djalin tim te Interi, por pasi Interi nuk ka vend tani për tani, ka propozuar një huazim njëvjeçar te Vicenza”, theksoi Mehmet Ramadani, babai dhe agjenti i kosovarit.

Sulmuesi 16 vjeçar është kërkuar edhe nga Werder Bremen dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të dalë shumë shpejtë jashtë vendit, pasi nuk ekzistojnë as kushtet optimale që ai këtu të zhvillohet si lojtar.

Fatlum Ramadani konsiderohet një prej talentëve më të mëdhenj kosovar të kohës dhe shumë ekspertë si vendorë ashtu dhe ndërkombëtarë mendojnë se ai është një prej futbollistëve më me prespektivë sot në Evropë. Telegrafi do të kontaktojë futbollistin e talentuar për të mësuar më shumë rreth të ardhmes së tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

2 comments:

  1. Bravo i koft,ishikova tgjitha clipet e tij ne youtube esht mëse i shkelqyer,nje talent shum i rral per moshen e tij.vetem se kti i duhet perkrahja jon edhe perkrahja e mediave sidomos per te arritur sukses...prandaj nje Like te madhe se e meriton esht edhe shum fac doja kaloj C.R7 suksese.

    ReplyDelete
  2. Bravo i koft,ishikova tgjitha clipet e tij ne youtube esht mëse i shkelqyer,nje talent shum i rral per moshen e tij.vetem se kti i duhet perkrahja jon edhe perkrahja e mediave sidomos per te arritur sukses...prandaj nje Like te madhe se e meriton esht edhe shum fac doja kaloj C.R7 suksese

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...