Formacioni anti-Bosnjë: Shqipëria me dy sulmues
Kombëtarja shqiptare pritet të zbarkojë me dy sulmues në fushë për ndeshjen e sotme kualifikuese për Euro 2012 ndaj Bosnjës.
Josip Kuzhe ditë më parë zbuloi se Shqipëria do të dalë në fushë me formacion të ngjashëm me atë që fitoi ndaj Bjellorusisë, me disa ndryshime të vogla të imponuara nga rikthimi i dyshes kosovare të mbrojtjes Armend Dallku dhe Debatik Curri.
Sipas trajnerit kroat në fushë do të zbarkojnë Salihi dhe Bogani të mbështetur në mesfushë nga Lala, Bulku, Skela dhe Agolli. Përveç Vangjelit, mbrojtja do të jetë e përbërë kryesisht nga lojtarë kosovarë si Dallku, Cana dhe Curri, përfshirë këtu edhe portierin Samir Ujkani.
Në vazhdim formacioni i paralajmëruar nga Kuzhe, që mund të ketë vetëm ndonjë ndryshim të rastit:
Portier: Samir Ujkani
Mbrojtja: Armend Dallku, Lorik Cana, Debatik Curri, Kristi Vangjeli
Mesfusha: Altin Lala, Ervin Bulku, Ervin Skela, Ansi Agolli,
Slmues: Hamdi Salihi, Erjon Bogdani
Formacioni 4-4-2
Ujkani
Dallku – Cana – Curri – Vangjeli
Lala – Bulku – Skela – Agolli
Salihi – Bogdani
Category: Futboll
0 Komente