Haye: Do të jem ndryshe ndaj Klitschkos

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

David Haye është zotuar se do të vijë me diçka “krejtësisht ndryshe” kur do të përballet me Wladimir Klitschko gjatë të shtunës mbrëma.
Kampionët e peshave të rënda u përballën në konferencën e fundit për shtyp gjatë të hënës, pasi fjalosja e tyre e fundit dyvjeçare që do të përfundojë këtë vikend.

Haye është dukur i qetë derisa ka folur për Klitchkon ‘robotik’ i cili nuk do të mund të funksionojë në Hamburg.

“Shumë njerëz nuk kanë menduar se unë do të arrijë kaq shumë – ata pritnin të tërhiqem ose diçka – por unë jam këtu, në një formë të tmerrshme dhe i gatshëm të bëj atë që gjithmonë kam premtuar se do të bëj”, ka thënë Haye.

“Siç tha (trajneri i Klitschko) Manny Steward, Wladimir është në një formë të shkëlqyer, ai është mentalisht i përgatitur, ai ka studiuar incizimet e mia... tmerrshëm, unë nuk kam menduar asgjë më të mirë se të shikoj të gjitha ndeshjet e mia pasi në natën që vjen, ju do të shihni diçka krejtësisht të ndryshme”.

“Do të jetë kënaqësi të shikoj këtë robot të fillojë të mos funksionojë, kjo është ajo që do të ndodhë shumë shpejt. Unë jam i shëndetshëm, shpejtësia është e mahnitshme, fuqia e goditjes është aty, jam në një moment shumë të mirë”, ka shtuar mes tjerash boksieri britanik.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...