Zyrtare: Reali transferon Raphael Varanen
Real Madridi ka njoftuar se e ka kompletuar transferimin e Raphael Varanes nga Lensi. Të hënën francezi kaloi ekzaminimet mjekësore te Mbretërit dhe nënshkroi kontratë, e cila e lidh me Los Blancos deri në vitin 2017.
18-vjeçari, i cili debutoi në futbollin profesionist për Lensin vetëm para një viti, konsiderohet si njëri nga futbollistët më premtues francezë.
Transferimi i tij në Madrid supozohet të ketë kushtuar 10 milionë euro, ndërsa pas ardhjes së tij pritet largimi i Ezequiel Garayt.
Varane është transferi i katërt i Real Madridit deri më tani në këtë afat kalimtar, pas transferimit të Nuri Sahin, Hamit Altintop dhe Jose Maria Callejon.
Category: Futboll
0 Komente