Hulk nuk largohet për më pak se €70m

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Shënjestra e Manchester Cityt, Hulk, nuk do të largohet nga Porto për më pak se 70 milionë euro- ka thënë agjenti i lojtarit.
Braziliani konsiderohet si transfer potencial i Cityt që duket se po e humb garën me Barcelonën për transferimin e yllit të Udineses, Alexis Sanchez.

Është spekuluar se klubi nga Liga Premier ka ofruar 41 milionë euro për shërbimet e Hulk, ndërsa agjenti Teodoro Fonseca ka thënë për Record, se për një shumë të tillë as që ia vlen të fillojnë bisedimet.

“Ai nuk do të largohet as për 70 milionë. Ai fitoi katër nga pesë titujt e mundshëm në sezonin e kaluar, ishte golashënues më i mirë në Ligën portugeze, bëri shumë asistime... Të gjitha këto duhet të merren në konsideratë kur të vijë koha për negociata”, ka thënë agjenti i 24-vjeçarit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...