Lass mund të largohet në drejtim të Anglisë

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, ka konfirmuar se mund të largohet nga Bernabeu vetëm nëse kthehet në Ligën Premier.
Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Tottenhami janë të interesuar për shërbimet e ish-lojtarit të Portsmouthit, i cili nuk e ka mohuar një transferim të mundshëm në Angli.
“Nëse do të duhet ta braktis Madridin, atëherë do ta bëja vetëm për Ligën Premier. Më ka pëlqyer koha që kam kaluar atje, sidomos viti im i fundit para se të vija në Madrid, sepse e fitova Kupën FA”, ka thënë 26-vjeçari për skysports.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...