Sanchez arrin marrëveshje me Barcën

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Alexis Sanchez ka arritur marrëveshje mbi kontratën e tij me Barcelonën, gjithnjë sipas pohimeve të presidentit të Udineses, Franco Soldati, vetëm 24 orë pasi ishte thënë se Barcelona është favorite për firmën e kilianit.
Marrëveshja sipas presidentit të Udineses peshon 3 milionë euro në sezon, por ende ka mbetur të finalizohet transferi dhe shuma e transferit mes dy klubeve.
“Nga çfarë na është thënë prej agjentit të lojtarit, Fernando Felicevich, Alexis Sanchez ka një marrëveshje me Barcelonën për një kontratë prej 3 milionë euro në sezon. Kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se ai do të shkojë, por kjo është ajo që ai dëshiron. Ne shpresojmë të plotësojmë dëshirën e lojtarit, por nuk mendoj se negociatat do të përfundojnë së paku deri në fund të qershorit”.
“Një ‘po’ i Sanchez për Barcelonën nuk do të thotë ‘po’ nga Udinese. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Ne do të fillojmë bisedimet me Barcelonën dhe nuk do t’i ndalojmë ata që të bisedojnë me lojtarin. Por, ne jemi në fillim të bisedimeve. Nëse ata paguajnë çfarë duam ne, atëherë nuk ka problem, por duhet të flasim për këtë”.
“Për momentin Barcelona është favorite për Sanchez para Juventusit dhe Interit. Këto janë tri klubet më pranë tij, por asgjë nuk është vendosur ende. E përsëris, ende është fillimi i gjërave, por ne duam të përfundojmë negociatat në fund të muajit. Dëshira e lojtarit merret parasysh, por janë gjëra tjera që duhet të shikohen. Për çdo rast, ne jemi optimistë se gjithçka do të përfundojë mirë”, deklaroi Franco Soldati.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...