Liga Premier: Formacioni i sezonit

dardanmiftari | Wednesday, June 29, 2011 | 0 Komente

Gareth Bale dhe Jack Wilshere që të dy kanë shkëlqyer sezonin e kaluar për të gjetur vend në formacionin më të mirë të sezonit në Ligën Premier.



I pari u emërua Lojtari i Vitit dhe i dyti Lojtari i Ri më i Mirë i Vitit nga Asociacioni i Lojtarëve Profesionist. Dyshja rreshtohen krahas anësorit të Manchester United, Nani, dhe atij të Arsenalit, Samir Nasri, në mesfushën e sezonit në Ligën Premier.


Sulmi më i mirë përbëhet nga një lojtari Manchester United, Dimitar Berbatov, dhe një ish-lojtar i këtij klubi, Carlos Tevez, i cili drejtoi rivalin e United, Manchester Cityn, drejt pozitës së tretë dhe sigurimit të vendit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.


Ashley Cole, i cili së fundi u zgjodh mbrojtësi i majtë më i mirë në historinë e Ligës Premier nga Eurosport, po ashtu rreshtohet në formacionin e sezonit. Krahu i djathtë i mbrojtjes pushohet nga Backary Sagna, derisa në qendër ndodhen dy mbrojtës të Manchesterit, Vincent Kompany (City) dhe Nemanja Vidic (United).


Porta e sezonit mbrohet nga tashmë i pensionuari Edwin va nder Sar, i cili ishte një prej shtyllave të suksesit të Manchester Unietd sezonin që shkoi.


Në vazhdim më të mirët e sezonit:


Portier: Edwin Van der Sar (Manchester United)


Mbrojtës: Backary Sagna (Arsenal); Vincent Kompany (Manchester City), Nemanja Vidic (Manchester United); Ashley Cole (Chelsea)


Mesfushorë: Nani (Manchester United); Samir Nasri (Arsenali); Jack Wilshere (Arsenal); Greth Bale (Tottenham).


Sulmues: Carlos Tevez (Manchester City); Dimitar Berbatov (Manchester United).


Formacioni 4-4-2


Van der Sar


Sagna - Kompany - Vidic - Cole


Nani - Nasri - Wilshere - Bale


Tevez - Berbatov


Jepni mendimin tuaj në hapësirën për komente !

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...