Milani në kontakte me Arsenalin për Denilson
Kampioni i Serie A, Milani, raportohet se është i interesuar në shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Denilson.
Menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, ka pranuar një kërkesë për transferim nga i riu dhe është i gatshëm ta shndërrojë në para brazilianin.
Corriere dello Sport shkruan se zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani, është i gatshëm të kthehet kah Denilson.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, mendon se i riu është i aftë të plotësojë zbrazëtirën e lënë nga largimi i Andrea Pirlo drejt Juventusit.
Category: Futboll
0 Komente