Nadal do t’u nënshtrohet skanimeve pas lëndimit

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Rafael Nadal iu bëri ballë problemeve me lëndimin për të mposhtur rivalin Juan Martin del Potro 3-1 në sete (7-6, 3-6, 7-6, 6-4) dhe për të arritur në çerekfinale të Wimbledonit.
Por numri një pritet t’i nënshtrohet një skanimi për lëndimin në këmbë të pësuar gjatë ndeshjes, e cila kërcënon shanset e tij për ta fituar titullin e katërt Grand Slam në katër turnetë e fundit.

“Mendova se duhet të tërhiqem. U ndjeva çuditshëm. Nuk e di se çfarë është problemi, duket sikur është në asht, në shputë. Lidhja mbase ndryshoi pozitën e këmbës dhe distribuimin e fuqisë ashtu që unë isha në gjendje të vazhdoj me pak dhimbje”, ka thënë Nadal.

Në çerekfinale është kualifikuar edhe favoriti tjetër i turneut, Roger Federer, i cili pasi humbi setin e parë të ndeshjes dhe të gjithë turneut u rikthye për të fituar 3-1 në sete (6-7, 6-3, 6-3, 6-3) ndaj Mikhail Youzhny.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...