Neymar arrin marrëveshje me Realin?

dardanmiftari | Thursday, June 23, 2011 | 0 Komente

Real Madridi raportohet se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me yllin e Santos, Neymar.
Klubi brazilian deri tash ka kërkuar 45 milionë euro për sulmuesin, aq sa shkruhet në klauzolën e tij. Sidoqoftë presidenti i klubit Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro kishte mohuar disa herë se lojtari është në shitje.

“Çdoherë kur ai luan një ndeshje të shkëlqyeshme lexoj gazetat se ne e kemi shitur atë për 45 milionë euro. Është një gënjeshtër e madhe. Neymar nuk është në shitje dhe ai synon të vazhdojë të luajë në Brazil në pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme”, ka thënë Ribeiro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...