Neymar dëshiron Kupën Botërore të Klubeve

dardanmiftari | Wednesday, June 29, 2011 | 0 Komente

Ylli i Santos, Neymar, nuk e ka me nguti të largohet nga klubi pasi dëshiron të arrijë sukses në Kupën Botërore të Klubeve, ka bërë të ditur agjenti i tij.
Braziliani është cak i disa klubeve evropiane, në mes tyre Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona, të cilat po bëjnë garë se cili do të nënshkruajë me sulmuesin.

Megjithatë duket se 19-vjeçari nuk është shumë i joshur nga ndonjëri prej tyre, pasi agjenti i tij thotë se ylli i Santos synon Kupën Botërore të Klubeve që zhvillohet nga 8 deri 18 dhjetor.

“Vendimi është në duart e tij dhe të babait të tij. Ka klube që dëshirojnë të paguajnë klauzolën, por ai dëshiron të jetë kampion bote me Santos”, ka thënë Wagner Ribeiro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...