Ronaldo drejt Manchester Cityt?

dardanmiftari | Sunday, June 12, 2011 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i gatshëm të pranojë një kalim te Manchester City në rast se sheikët i ofrojnë kontratë të vlefshme prej 400 mijë funtesh në javë.
Sunday Mirror shkruan se superylli portugez është duke u thënë miqve se po kërkohet nga Sheikh Al-Mansour i Manchester City. Ronaldo u ka thënë njerëzve të tij të afërt që dikush prej familjes së sheikëve ka kontaktuar me të joformalisht duke i ofruar një kontratë marramendëse.


City tashmë ka mohuar spekulimet, por Ronaldo besohet të ketë hartuar një listë të kërkesave të tij, të cilat janë:
1. Pagë prej 400 mijë funtesh në javë.
2. Fanellën me numër 7. dhe shiritin e kapitenit
3. Garanci se ai gjithmonë do të jetë lojtari më i paguar në klub.
26 vjeçari u ka thënë po ashtu të afërmve të sheikut se ata duhet të bëjnë gati pothuajse 80 milionë funte për ta transferuar, ashtu si bëri Reali kur e mori atë nga Manchester United. Dhe Ronaldo beson se City do ta paguante atë 350 mijë funte në javë, por ai kërkon 400 mijë funte në javë, gjithnjë sipas burimeve.
“Cristiano thotë se ai është kontaktuar nga një palë e tretë. Ai thotë se është tejet i lëkundur duke parë se sa larg është në gjendje të shkojë City. Ai ka pohuar se ata dëshirojnë ta paguajnë sa dëshiron vetëm për t’u bërë lojtar i Manchester Cityt. Ai thotë se ai dëshiron 400 mijë funte në javë, pasi taksat në Angli janë më të larta”, theksoi burimi.
Ky spekulim përbën një lajm shokues për gjithë hierarkinë dhe tifozët e Manchester United, pasi Cristiano Ronaldo u formua si lojtar dhe ishte pjesë e suksesve kryesore me rivalin më të madh të Manchester Cityt, klubin nga Old Trafford.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...