Shqipëria bie nëntë pozita

dardanmiftari | Wednesday, June 29, 2011 | 0 Komente

Kombëtarja shqiptare ka rënë për nëntë pozita në renditjen mujore të FIFA-s dhe tash pozicionohet e 59-ta.
Shqipëria ishte ngjitur në pozitën e 50-të, rekord, në dy muajt e kaluar, në të cilën ndikoi fitorja 1-0 ndaj Bjellorusisë në mars. Por dy disfatat e fundit, ajo 2-0 në Bosnjë e Hercegovinë dhe disfata 4-0 në miqësoren në Argjentinë, kanë bërë që kuqezinjtë të bien në renditje.

Nga vendet e rajonit rënie kanë pësuar edhe Maqedonia për 13 pozita (tash e 98-ta) dhe Serbia për nëntë pozita (tash e 25-ta).

Bosnja në anën tjetër ka pësuar ngritje për gjashtë pozita dhe tash rreshtohet e 39-ta, ndërsa Mali i Zi është ngritur për tetë pozita dhe rreshtohet i 16-ti. Kroacia po ashtu është ngritur për dy pozita dhe rreshtohet më së larti nga vendet e rajonit, në pozitën e gjashtë në botë.

Dy pozitat e para vazhdojnë të jenë të paprekura, me Spanjën që është lider e ndjekur nga Holanda. Gjermania është ngritur një pozitë ndërsa Anglia dy pozita, dhe mbajnë pozitat tretë dhe katër, duke lënë në pozitën e pestë Brazilin që ka pësuar rënie për dy pozita.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...