Allegri: Cassano nuk largohet

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, do të qëndrojë me Rossonerët- ka thënë trajneri Massimiliano Allegri.
Duke qenë se nuk e ka të sigurt vendin në formacionin startues, është spekuluar se 29-vjeçari mund të largohet në drejtim të Fiorentinas.

Mirëpo, Allegri beson se nuk do të largohet nga San Siro gjatë këtij afati kalimtar.

“Nuk mendoj se Cassano do të largohet, sepse ai është lumtur këtu dhe ne jemi të lumtur me të”, ka thënë trajneri duke qartësuar se askush nuk e ka vendin të sigurt në formacionin bazë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...