Napoli destinacion i preferuar i Trezeguet

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Agjenti i David Trezeguet ka bërë të ditur se sulmuesit të Herculesit do t’i pëlqente transferimi te Napoli.
Francezi 33-vjeçar po lidhet me një rikthim në Serie A, ndërsa agjenti Antonio Caliendo pohon se ish-sulmuesi i Juventusit preferon të kalojë te Napoli.

“Napoli është ende mundësia jonë e preferuar. Megjithatë, është e qartë se çdo ditë tregu na ofron mundësi dhe të gjithë i njohin aftësitë e tij”, ka thënë Caliendo për Napolimagazine.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...