Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Arsenal kthen fokusin kah Baines

Arsenali është duke u lidhur me një ofertë për mbrojtësin e Evertonit, Leighton Baines, bën të ditur The Sun.
Topçinjtë janë afër ta shesin mbrojtësin e majtë francez Gael Clichy te Manchester City për një shumë prej afro 7 milionë funte.

Largimi i Clichy do të ishte një goditje e madhe për Arsenalin që është duke kërkuar t’u kthehet trofeve pas gjashtë sezoneve pa to.

Megjithatë për të mbuluar pozitën e tij Arsene Wenger do të mundohet të transferojë mbrojtësin e kombëtares angleze Baines. Një ofertë zyrtare pritet të përgatitet në javët në vazhdim.