Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Zanetti: Argjentina synon të luajë si Barca

Mbrojtësi i Argjentinës, Javier Zanetti, ka thënë se Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe ka shtuar se ai dëshiron që kombëtarja e tij në Copa America të luajë në stil të ngjashëm me atë të klubit katalanas.
37-vjeçari do të udhëheqë ekipin e tij në këtë garë e cila zhvillohet pikërisht në Argjentinë dhe e cila fillon sonte me takimin ndaj Bolivisë.

“Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Ata kanë treguar klas për tashmë disa vite. Me ekipin kombëtar ne tentojmë të luajmë ashtu. Sigurisht, ne kemi lojtarë të tjerë dhe nuk synojmë të jemi krejtësisht si ta”, ka thënë Zanetti për EFE.