Bastista: Messi ishte fantastik

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Argjentinës, Sergio Batista, ka lavdëruar Lionel Messi pas fitores së mbrëmshme 3-0 ndaj Kosta Rikës, e cila i siguroi ekipit të tij kualifikim në çerekfinale të Copa America.
Albicelestët vuajtën në pjesën e parë duke humbur shumë raste, por shkuan në pauzë me një gol avantazh pas një shënimi të vonshëm të Sergio Aguero. Në pjesën e dytë nikoqirët e garës shënuan edhe dy herë, për të shijuar fitoren e parë në tre ndeshje.

“Ai ka luajtur një ndeshje fantastike. Ne biseduam shumë për gjendjen emocionale dhe individuale të ekipit para ndeshjes. Ne kishim nevojë të ringjallim vetëbesimin. Lionel e di si t’i tejkalojë këto situata, ai ka karakter të shkëlqyeshëm”, ka thënë Basista për reporterët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...