Vucinic në dilemë mes Tottenhamit dhe Juves

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Romës, Mirko Vucinic, pritet sot të marrë një vendim rreth të ardhmes së tij.
Vucinic do të bisedojë me agjentin e tij për të shikuar ofertat të cilat kanë arritur në drejtim të tij, shkruan Tuttosport.

Juve dëshiron të transferojë sulmuesin malazias dhe mund të përfshijë edhe portierin Marco Storari në ofertë. Oferta për Vucinic kanë ardhur edhe nga Blackburn dhe Tottenham.

Sulmuesi do të dëshironte të transferohet në Angli, por do të preferonte më shumë një klub i cili luan rregullisht në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...