Beckham shënon nga këndi (Video)
Ish-kapiteni i kombëtares Angleze të futbollit, David Beckham, i ka dhuruar një nga golat më të bukur të shënuar ndonjëheë në karrierë, vajzës së tij të sapo lindur, Harper Seven Beckham.
Gjatë takimit LA.Galaxy – Chicago Fire, që përfundoi 2-1 për vendasit, “Spice Boy” shënoi golin e dytë të ndeshjes, duke i dhuruar trepikëshin e rradhës ekipit të tij.
Në një goditje perfekte nga këndi, Beckham, harkoi një top që përfundoi drejt e në rrjetë. “Është hera e dytë që shënoj një gol të tillë. Më parë të njëjtën goditje e kam realizuar para 16-vjetësh, në fillimet e karrierës sime. Sigurisht, ja kushtoj vajzës sime Harper Seven” – deklaron Beckham pas takimit.
David Beckham, tashmë në moshën 36-vjeçare, aktivizohet në kampionatin amerikan MLS, me ekipin L.A. Galaxy. Në karrierën e tij, Beckham ka luajtur për rradhët e Manchester United, Realin e Madridit dhe Milanin.
Category: Futboll
0 Komente