Berlusconi e ëndërron Iniestan te Milani

dardanmiftari | Friday, July 01, 2011 | 0 Komente

Pier Silvio Berlusconi, djali i presidentit të Milanit Silvio, ka shprehur dëshirën për ta parë një ditë Andres Iniestan në San Siro.
Berlusconi jr. nuk është aspak i frikësuar që të flasë për politikën transferuese të Milanit, përderisa ka zbuluar ëndrën e tij.

“Ne po flasim për ëndrra dhe unë nuk e kam problem që ta zbuloj timen. Ëndrra ime personale është që Milani ta transferojë Iniestan. Ai është mesfushor i nivelit të lartë që luan në një ekip fantastik. Barcelona ka mesfushën më të mirë dhe Iniesta luan rol të maadh në të”, theksoi Pier Silvio për Il Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...