Zyrtare: Juve nënshkruan me Lichtsteiner

dardanmiftari | Friday, July 01, 2011 | 0 Komente

Juventusi ka zbuluar se ka transferuar Stephan Lichsteiner nga Lazio për 10 milionë euro.
Gjiganti italian ka konfirmuar transferimin me anë të një publikimi në faqen zyrtare, ku thuhet se mbrojtësi zviceran ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“Klubi futbollistik Juventus bën të ditur se ka përmbyllur marrëveshjen me klubin Lazio për të transferuar Stephan Lichtsteiner për 10 milionë euro, e cila do të paguhet brenda tre vitesh. Juventusi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me lojtarin”, thuhet në deklaratën e klubit nga Torino.

Transferimi ka qenë cak i negociatave mes dy klubeve të cilat kanë zgjatur për dy javë, pasi klubi nga Roma kërkonte 12 milionë euro, por marrëveshja tash është kompletuar dhe Lichtsteiner i bashkohet dy arritjeve të reja në Torino, Andrea Pirlo dhe Reto Ziegler.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...