Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Skudeto e vitit 2006 i mbetet Interit

Juventusi ka humbur edhe shpresën e fundit për të rikthyer Scudetton e vitit 2006, pasi Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur që ajo të mbetet me Interin, raportojnë mediat italiane.
Juventusi dërgoi dokumentet zyrtare te FIGC në maj të vitit 2010 duke kërkuar rikthimin e titullit të vitit 2006, i cili iu mor Biankonerëve pas skandalit të montimit të ndeshjeve, Calcipoli.

Bazë e tyre ishin dëshmitë e hulumtimit që është duke vazhduar rreth Calcipoli 2 në Napoli, ku dyshohet se edhe disa ekipe të tjera, përfshirë Interin, kishin qenë të përfshira në skandalin e vitit 2006, edhe pse kjo nuk ishte dëshmuar në rastin e parë.

Juventusi besoi se dëshmitë ishin të mjaftueshme për të rikthyer në shqyrtim vendimin e pesë viteve më parë, duke shpresuar edhe se atyre do të mund t’u kthehet titulli.

Megjithatë pas 14 muajsh kërkime është bërë e ditur se ankesa e Juventusit është e pambështetur dhe kështu Skudeto e vitit 2006 do t’i mbetet Interit.