Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Zyrtare: Xhemaili nënshkruan me Napolin

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, ka kompletuar transferimin e tij te Napoli.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian me anë të një deklarate në faqen zyrtare në internet, ku thotë se Xhemaili ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin e tij të ri.

Napoli, që në sezonin e ri do të garojë në Ligën e Kampionëve, dëshironte të përforcojë ekipin pas largimit të Michele Pazienza drejt Juventusit dhe trajneri Walter Mazzarri tashmë ka fituar përforcimin e kërkuar.

“Vërtet kam dashur të transferohem te Napoli. Klubi ka shumë ambicie dhe ka një projekt të rëndësishëm që vazhdon. Ekipi është shumë i fuqishëm, ka një trajner të shkëlqyeshëm dhe tifozët janë të mahnitshëm. Jam shumë i lumtur me këtë transferim”, ka thënë Xhemaili për faqen zyrtare të klubit.

25-vjeçari i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës në futboll, ka luajtur për klube si Zurich, Bolton, Torino dhe Parma.