Carlos e fton Neymarin te Anzhi Makhachkala
Legjenda braziliane, Roberto Carlos, ka kërkuar nga sulmuesi i Santosit, Neymar, që t’i bashkohet atij te Anzhi Makhachkala.
Disa nga klubet më të mëdha evropiane, si Real Madridi e Barcelona, janë në kërkim të sensacionit 19-vjeçar, ndërsa ish-mbrojtësi i Brazilit e ka ftuar bashkëkombësin e tij që të transferohet në Rusi.
“Unë kam folur me Neymarin për këtë. Unë i kam treguar atij për projektin e Anzhit dhe për termet që është i gatshëm t’i ofrojë Suleyman Kerimov (pronari i klubit)”.
“Tash duhet ta presim fundin e Kupës së Amerikës, kur Neymar duhet të vendosë për të ardhmen e tij”, ka thënë 38-vjeçari për Sport-Express.
Carlos iu bashkua klubit rus para gjashtë muajsh, ndërsa thuhet se pronari i Anzhit është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për ta transferuar Neymarin.
Category: Futboll
0 Komente