Edhe Reali në garë për Fabregas

dardanmiftari | Saturday, July 02, 2011 | 0 Komente

Real Madridi pritet që të bëjë ofertë për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, gjithnjë sipas Sky Sports.
Barcelona që dy vjet është duke tentuar transferimin e Fabregas, dhe tani kur marrëveshja duket shumë pranë finalizimit, është Real Madridi, rivali i përbetuar që dëshiron të prishë planet e Blaugranëve.

Shuma të cilën Real Madridi është i gatshëm ta paguajë është 50 milionë euro, gjë që në njëfarë mënyre i pengon shumë Barcës, pasi edhe në rast se dështojnë këto tratativa, atëherë Barcelona do të duhej të paguante një shumë mbi normalen, gjë të cilën edhe po e kërkon Arsenali.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...