Eto’o nuk e mohon largimin

dardanmiftari | Thursday, July 14, 2011 | 0 Komente

Claudio Vigorelli, agjenti i sulmuesit të Interit, Samuel Eto’o, ka thënë se siç qëndrojnë gjërat, sulmuesi kamerunas mund edhe të largohet nga Interi.
“Për momentin Interi dhe Eto’o janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Kështu janë gjërat, deri në fund të gushtit”.

“Sidoqoftë, gjithmonë është mundësia që Interi të marrë një ofertë të majme për Eto’on. Po flas për një ofertë të madhe. Kjo nuk ka ndodhur ende. Interi nuk po tenton të përfitojë dhe ai nuk po e kërkon transferin. Kurrë nuk i dihet në futboll”, theksoi Vigorelli për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...