Vllaznia barazon, Flamurtari pëson
Vllaznia e Shkodrës ka arritur të sigurojë një barazim ndaj zvicëranëve të Thun, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese, përderisa aventurën kualifikuese në Europa League e ka përfunduar Flamurtari që ka pësuar disfatë prej 2-0 në shtëpi nga Jablonec.
Vllaznia ishte dominante në këtë takim, por nuk arriti që të shfrytëzonte rastet, duke bërë që Thun në ndeshjen kthyese qe e zhvillon në shtëpi të jetë favorit i madh.
Nga ana tjetër ishin golat e Lafatas (70’ dhe 76’) ato që kanë siguruar kualifikimin e Jablonec më rrethin tjetër kualifikues të Europa League.
Category: Futboll
0 Komente