Pato: Jemi përmirësuar
Alexandre Pato është shprehur i kënaqur me përmirësimin që ka bërë Brazili gjatë fitores ndaj Ekuadorit.
Pato shënoi dy gola, po aq sa edhe Neymar, për të ndihmuar Brazilin të fitojë me rezultat 4-2 dhe të kualifikohet në çerekfinale të Copa Amerika.
“Ishte ndeshja të cilën të gjithë ne e shpresonim. Ishte vendimtare për ne, ne duhej të fitojmë patjetër. Ne kërkonim një rezultat të mirë dhe e gjetën”.
“Ne u kualifikuam edhe atë nga pozita e parë, ishte ajo çfarë dëshironim. Tash është koha të punojmë dhe të harrojmë gjithë çfarë ka ndodhur. Një Copa America e re po fillon”, ka thënë sulmuesi i Milanit.
Category: Futboll
0 Komente