Falcao vazhdon kontratën me Porton

dardanmiftari | Friday, July 15, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Portos, Radamel Falcao, është pajtuar të vazhdojë kontratën e tij me klubin portugez deri në vitin 2015 dhe tash ka një klauzolë blerëse në vlerën e 45 milionë eurove.
25-vjeçari, i cili kërkohet fuqimisht nga Chelsea këtë verë, shënoi 38 gola sezonin e kaluar për të ndihmuar Porton të fitojë tre tituj, kampionatin portugez, Kupën e Portugalisë dhe Ligën e Evropës.

Ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në një garën evropiane brenda një sezoni duke shënuar 17 gola në Europa League, që theu rekordin e mëhershëm të mbajtur nga gjermani Juergen Klinsmann.

Falcao iu bashkua Portos në vitin 2009 nga ekipi argjentinas River Plate dhe ka shënuar gjithsej 73 gola në 85 ndeshje në dy sezone me klubin portugez. Kontrata e tij e mëhershme skadonte në vitin 2013 dhe kishte një klauzolë lëshimi prej 30 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...