Klitschko: Do t’ia mbylli gojën Hayes

dardanmiftari | Friday, July 01, 2011 | 0 Komente

Wladimir Klitschko është zotuar se do t’ia mbyllë përfundimisht gojën rivalit të tij më të madh, David Haye, kur të përballet me të në ring të shtunën në Imtech Arena të Hamburgut.
Klitschko nuk u tremb fare për ta kërcënuar britanikun edhe pse në qendër të Hamburgut, saktësisht në qendrën tregtare Karstadt ku ishte bërë matja zyrtare u mblodhën me mijëra britanikë.

“Unë jam quajtur njeri i vdekur më parë. Por ky njeri i vdekur vazhdon të ecë. Dhe e dini si? Është në rregull kur Haye flet dhe prezanton veten. Unë definitivisht do të kënaqem në atë luftë. Unë jam përfshirë në gjithë këtë që dy vjet, sa Haye ka qenë këtej pari, duke folur shumë, ndërsa tani është koha t’u japim fund fjalëve”, ka thënë ukrainasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...