Marotta: Aguero vështirë, Sanchez dhe Vucinic opsione

dardanmiftari | Saturday, July 02, 2011 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se Juventusi është i interesuar për shërbimet e Sergio Aguerot, por taksat në Itali do t’ia pamundësojnë Juventusit transferimin e tij dhe për këtë arsye sipas tij, Alexis Sanchez dhe Mirko Vucinic janë opsione më reale.
“Aguero për shembull përfiton nga heqja e taksave në Spanjë me Atletico Madridin, që do të ishte e pa mundur në Itali. Ne nuk jemi në gjendje që ta paguajmë tatimin për të në Itali”.

“Alexis Sanchez do t’i përshtatej futbollit të Antonio Contes. Vucinic është lojtar që na pëlqen dhe transfeirmi i tij nuk do të bllokonte atë të një top lojtari. Sidoqoftë, nuk kemi biseduar ende me Romën”, u shpreh Marotta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...