Napoli bën ofertë për Sanchez

dardanmiftari | Thursday, July 07, 2011 | 0 Komente

Edhe një klub tjetër është i interesuar për të transferuar anësorin e Udineses, Alexis Sanchez.
Kiliani 22-vjeçar është duke u kërkuar nga klube si Barcelona, Manchester City, Manchester United dhe Inter, por në garë tash është futur edhe Napoli që ka bërë ofertë konkrete.

“Asgjë nuk është e pamundshme. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, më ka befasuar mua pasi dëshiron të arrijë gjëra të mëdha dhe dëshiron ta fitojë Skudeton. Ai ka bërë një ofertë interesante financiare për Sanchez. [Por] Marrëveshja do ishte e komplikuar”.

“Ne duhet të presim deri në fund të Copa America dhe pastaj do të shohim sa pretendues janë dhe sa klube janë vërtet të interesuara për Sanchez. Ne duhet të kuptojmë se kush vërtet është kërkues i këtij lojtari kampion. Ne kemi biseduar me dy klube por asgjë serioze nuk ka rezultuar”, ka thënë pronari i Udineses, Giampaolo Pozzo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...