Adam kalon testet mjekësore te Liverpooli

dardanmiftari | Thursday, July 07, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Blackpool, Charlie Adam, ka udhëtuar për në Liverpool për të kaluar testet mjekësore dhe për të nënshkruar marrëveshje me klubin nga Anfield.
Redsat konfirmuan të mërkurën se ata përfundimisht kishin arritur marrëveshje me Blackpool për shumën e transferimit, e cila besohet të jetë rreth 9 milionë euro.

Skocezi një kohë të gjatë ka qenë cak i Redsave të cilët tentuan për dështuan ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar veror.

Por rënia e Blackpool nga Liga Premier në ditën e fundit të sezonit e ka bërë të patjetërsueshëm largimin e tij. Ai tash duhet vetëm të arrijë marrëveshje për kushtet personale me Redsat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...