Topçinjtë kthehen kah Lavezzi

dardanmiftari | Thursday, July 07, 2011 | 0 Komente

Arsenali raportohet se ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi.
Daily Star duke u bazuar në burime nga Italia shkruan se e ardhmja e Lavezzit, i cili është duke luajtur në Copa America, mund të vendoset në 24 orët e ardhshme.

Dhe Arsenali tash është një favorit i ri për të siguruar shërbimet e argjentinasit krahas Manchester Cityt.

City, që e ka kërkuar atë për tashmë disa muaj, mund të jetë jashtë gare pasi nuk është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro sa kërkon klubi italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...