Nasri shkëput kontratën, Interi favorit

dardanmiftari | Sunday, July 03, 2011 | 0 Komente

Interi është shndërruar në kandidatin më serioz që mund t’ia prishë planet Sir Alex Fergusonit dhe Manchester Unitedit të tij për transferimin e mesfushorit Samir Nasri nga Arsenalit.
Sipas informacioneve të fundit nga mediumet italiane dhe ato angleze Samir Nasri ka shkëputur kontratën e tij me Arsenalin dhe është më pranë se kurrë largimit nga Emirates.

Interi është favorit sipas këtyre mediave, pasi Arsenali në formë huazimi duke shtuar dhe para, do të marrë Emiliano Vivianon, portierin sensacional italian, kurse në drejtim të kundërt do të shkojë Samir Nasri.

Ende nuk është asgjë e qartë sa i përket kësaj, pasi te Manchester United besojnë ende se Nasri do të zyrtarizohet si lojtar i tyre gjatë javës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...