Barcelona fiton Superkupën e Evropës
Barcelona ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Stade Louis të Monacos ndaj Portos, sfidë kjo që ishte e vlefshme për Superkupën e Evropës.
Porto e nisi më mirë takimin duke e dominuar në tërësi. Sidoqoftë, diferenca bëhet nga njerëz të cilët vijnë nga një planet tjetër dhe kur flasim për këtë kemi të bëjmë me Lionel Messin, i cili në minutën e 39-të shënoi për 1-0, pas një gabimi të Hulk.
Në pjesën e dytë ndeshja tensionohet. Cesc Fabregas dhe Sanchez inkuadrohen në lojë së bashku me Sergio Busquets.
Dhe vetëm tetë minuta pasi u inkuadrua në lojë (88’), Cesc Fabregas e shënoi golin e parë në fanellën e Barcelonës, kjo më shumë falë Leo Messit që asistoi. Ishte ky goli për 2-0, që dhe ia garantoi titullin e dytë Fabregasit brenda një jave, përderisa gjashtë vjet te Arsenali nuk fitoi asgjë. Dy minuta para këtij goli, Rolando u largua nga loja.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0, kurse edhe Fredi Guarin u përjashtua po ashtu me karton të kuq.
Kështu Barcelona shpallet kampione absolute me fitimin e këtij trofeu, dhe nëse do ta fitojë edhe Kupën e Botës për Klube në dhjetor, atëherë do të kompletojë pesë tituj brenda vitit 2010. Një gjë është e sigurtë – ky ekip nuk ka të ndalur.
Category: Futboll
Ska koment,no coment
ReplyDelete