Calderon: Mou është president i Realit

dardanmiftari | Wednesday, August 24, 2011 | 0 Komente

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka lëshuar kritika në drejtim të administratës aktuale të klubit, duke thënë se trajneri Jose Mourinho po vepron sikur të jetë njëshi i klubit.
Portugezi u ka kërkuar falje vetëm fansave të klubit për përfshirjen e tij në përleshjet të cilat ndodhën në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës përballë Barcelonës.

Presidenti Florentino Perez ka qëndruar i heshtur rreth kësaj ngjarje, dhe Calderon, i cili ka qenë shumë kritik në metodat e Mourinhos, beson se presidenti aktual duhet të jetë shembull dhe të ketë më shumë kontroll në trajnerin.

“Presidenti i klubit është Mourinho, pasi presidenti i vërtetë [Perez] duhet të dalë në situata të tilla të cilat kërkojnë ai të veprojë ashtu. Florentio duhet të dalë të thotë se historia e Real Madridi nuk i mbështet këto veprime, por ai nuk e ka bërë këtë për shkak të varësisë që ka nga Mourinho”.

“Përgjegjësia nuk është e trajnerit, i cili nuk ka ndryshuar asgjë në mënyrën se si vepron në vitin e kaluar dhe ishte logjike që ai të mos e bëjë këtë pas arritjes te Real Madrid. Përgjegjësia është e atij që e ka angazhuar atë dhe i cili nuk e riparon metodën e tij e as që del publikisht të kundërshtojë një sjellje të cilën të gjithë fansat e sportit nuk e pranojnë”, ka thënë Calderon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...