City nuk ka të ndalur

dardanmiftari | Sunday, August 28, 2011 | 0 Komente

Edin DzekoManchester City ka vazhduar me fitore edhe në javën e tretë të Ligës Premier, duke mposhtur në transfertë Tottenhamin me rezultat të lartë 5-1.
Ndeshja në fillim ishte e baraspeshuar me të dyja skuadrat që kishin raste të mira. Vendasit rrezikuan me anë të Bales dhe Crouch, por nuk arritën deri të goli.

Samir Nasri debutoi në fanellën e Manchester Cityt, duke shkëlqyer. Samir Nasri me anë të një harkimi të ulët e gjeti në zonë Edin Dzekon që realizoi nga afërsia për 1-0 (34’).

Nuk kaloi shumë kohë dhe në po të njëjtin krah përsëri Samir Nasri lansoi një harkim për Dzekon i cili në mënyrë mjeshtërore realizoi me kokë për 2-0 (41’).

Në pjesën e dytë u zyrtarizua fitorja e Cityt me anë të Edin Dzekos fenomenal (55’) që shënoi hettrik në këtë takim.

Hettrik të asistimeve realizoi Samir Nasri dhe këtë vetëm në debutim, duke treguar se është në formën më të mirë. Ishte ky goli kur francezi i ndihmoi Agueros të shënojë golin e tretë personal në dy ndeshje për Cityn dhe të katërtin në këtë takim për 4-0 (60’).

Golin e nderit e shënoi Younes Kaboul me Rafael Van der Vaart që asistoi (68’). Rezultati përfundimtar ishte 5-1 për ‘qytetarët’ e Mançesterit, pasi Dzeko shënoi edhe një gol në minutën e fundit.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në pozitën e parë të tabelës në Ligën Premier, duke lënë prapa Liverpoolin. City ka tri fitore nga tri takime dhe pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes Manchester United – Arsenal, skuadra e Roberto Mancinit do të mbesë në krye.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...