EL: Eliminohet Roma

dardanmiftari | Friday, August 26, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Luis Enrique, dhe kapiteni Francesco Totti, duken të zhgënjyer Një prej skuadrave më të mëdha në futbollin italian, Roma është përshëndetur nga gara e dytë më prestigjioze e futbollit evropian, Europa League, pasi nuk arriti të shënojë fitore ndaj Slovan Bratislavas në Olimpico.
Një gol i Perrotas në pjesën e parë nuk mjaftoi, pasi Peter Stepanovsky barazoi për 1-1 në pjesën e dytë duke bërë që Slovan Bratislava të kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.

Lazio shënoi fitore tjetër ndaj Rabotnickit, kësaj radhe në Maqedoni me rezultat 3-1. Atletico Madridi siguroi po ashtu kualifikimin me anë të fitores prej 4-0 në transfertë te Vitoria Guimaraes.

Nga Europa League u eliminua edhe Sochaux që në shtëpi pësoi humbje prej 4-0 nga Metalist Kharkov, kurse Sevilla barazoi 1-1 me Hannoverin, që nuk u mjaftoi për t’u kualifikuar tutje pas disfatës së pësuar në Gjermani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...