FIFA: Holanda merr kreun, Shqipëria ngjitet
Spanja ka humbur kreun e listës së fundit të FIFA-së, të cilën tash e ka marrë Holanda.
Pasi e kishin mbajtur pozitën e parë për më shumë se një vit, një humbje në miqësoren ndaj Italisë i ka zbritur kampionët e botës dhe Evropës në pozitën e dytë, derisa ka ngritur në të parën ekipin e trajnerit Bert van Marwijk.
Gjermania mbetet e treta derisa Anglia është ngjitur në pozitën e katërt. Suksesi i Uruguait në Copa America e ka ngritur këtë ekip në pozitën e pestë, me Brazilin që ka rënë në të gjashtën. Italia, Portugalia, Argjentina dhe Kroacia janë ekipet tjera të top 10-shit.
Kombëtarja shqiptare është ngritur për dy vende në renditjen e FIFA-së duke u rreshtuar tash në pozitën e 57-të. Ky sukses ishte kryesisht falë fitores 3-2 në miqësoren përballë Malit të Zi, kombëtare e cila vazhdon të mbetet lart në renditje (e 19-ta), edhe pse me rënie prej dy pozitash.
Category: Futboll
0 Komente