Hazard vlen dy herë më shumë se Nasri
Presidenti i Lille, Michel Seydoux, ka thën se ai beson se Eden Hazard vlen dyfish më shumë se sa nënshkrimi i ri i Manchester Cityt, Samir Nasri dhe ka shtuar se ata nuk e kanë në plan të shesin asnjë lojtar.
Arsene Wenger e sheh Hazard si një zëvendësim ideal për Nasri, i cili dje kompletoi transferimin nga Arsenali te City në një marrëveshje e cila besohet se vlen 28 milionë euro. Megjithatë Seydoux mendon se vlera e Hazard është shumë më e lartë.
“Kur shihni dikë si Nasri që ndërron klubin për 28 milionë euro edhe pse ka vetëm një vit kontratë të mbetur, do të thosha se Eden vlen dyfish më shumë se kaq”.
“Ne nuk shesim asnjë lojtar. Ekipi është i ndërtuar rreth Eden dhe ne llogarisim në të. Askush nuk më ka kontaktuar për të, andaj nuk ka arsye të mendoj se ai nuk do të jetë me ne më 1 shtator”, ka thënë Seydoux.
Hazard ka kontratë me Lille deri në verën e vitit 2015.
Category: Futboll
0 Komente