Interi blen edhe dy lojtarë
Nënkampioni i Italisë, Interi, është duke goditur fuqishëm në afatin kalimtar veror, pasi ka siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar italian të Sampdorias, Andrea Poli, përderisa ka blerë gjysmën e kartonit të Juraj Kuckas së Genoas.
Poli do të jetë në skuadrën Nerazzure që nga fillimi i sezonit, përderisa Kucka do të luajë nga sezoni i ardhshëm për Interin.
Pos Polit dhe Kuckas, Interi pritet të zyrtarizojë shumë shpejtë transferimin e Diego Forlan, por këtu zi-kaltrit nuk do të ndalen pasi edhe Mauro Zarate është në planet e bosëve Nerazzur.
Category: Futboll
0 Komente